Në kohën kur politikanët fluturojnë me presh mbas shpine, Fatos Lubonja
gjithnjë e më shumë përpiqet ta thotë realitetin, pavarësisht se lehtë
mund të keqkuptohet. Lubonja ka të drejtë të gabojë në vlerësime, sepse
është mendimtar, ndërsa politikanët, të cilët përmes fluturimit
imagjinar nacionalist mëtojnë t’i mbulojnë të zezat e tyre, nuk janë për
t’ia qëlluar në mendime pranë mendimtarëve, por për të folur për
mirëqenien që ia sollën përfaqësuesve të popullit të tyre, të cilët
për fat të keq, shportës sonë ia rrëmbyen thuajse gjithë krenaritë. Unë
mendoj se sportistët duhet të reagojnë ndaj politikanëve shqiptar, të
cilët thellë i kanë futur hundët në sport, sa që sporti nuk mbeti sport,
por u politizua i tërë. Me të drejtë tha z. Lubonja se fushat e sportit
ishin politikanët ata që i uzurpuan për t’i ndërtuar rrokaqiejt e tyre,
prandaj edhe ndonjëherë kur gabon z. Lubonja është shumë më burrë se sa
kur ia qëllojnë politikanët shqiptar në ndonjë rast të caktuar.
Burimi: Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: