Maqedonia është e prirë të ketë probleme të mëdha me emrat. Greqia nuk
ia pranon emrin Maqedonisë, ndërsa qeveria e Maqedonisë nuk ia pranon
emrat disa shkollave shqiptare. Pastaj emrat e shqiptarëve, të cilët
patjetër duhet t’i shkruajmë edhe në kirilicë, nuk mbesin emra si duhet,
deformohen pra. Bardhylit i thonë Bardil, Salihut Saljihi, Vlerës
Vljera ose Vllera e të ngjashme. Kah do të sillesh e të pështillesh, mes
tjerash, sheh edhe vargmale të tëra të problemeve për sa i përket
emrave. Po kur të dalim te mbiemrat? Ndoshta atëkohë do t’i humb vlera
emrave!
Burimi: Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: