Dimri iku duke qarë përbëhet nga 2 novela.
Novela e parë me titull “Çimi dhe Roboti budalla” bën fjalë për një djalë që quhej Çimi. Ky djalë mësonte përmendësh çdo mësim. Duke mësuar përmendësh, i ndodhte që kur ngrihej në mësim mundohej të fillonte gjithmonë nga fillimi dhe në këtë mënyrë nuk ishte në gjendje të përgjigjej saktë. Atëherë, shokët dhe shoqet e klasës ndërtuan një robot, i cili dinte tabelën e shumëzimit, por vazhdimisht kur ndalonte, fillonte gjithçka nga fillimi. Kur e pa, Çimi mbeti i habitur, por kur filloi të pyeste sa bëjnë 3x4 ose 6x6 dhe roboti fillonte nga 1x1, ai e quajti atë robot budalla. Atëherë shokët iu drejtuan Çimit duke i thënë se kështu dukesh edhe ti kur e fillon mësimin nga e para. Kjo ngjarje e bëri Çimin që të mësonte me arsye dhe jo përmendësh.
Novela e dytë “Dimri iku duke qarë” na çon në kohën e pushtimit turk ku shqiptarët nuk kishin të drejtë te kishin shkolla shqipe. Novela na tregon përpjekjet e shumë patriotëve shqiptarë për të mbrojtur gjuhën amtare. Por populli i thjeshtë ishte i etur të mësonte shkrim dhe këndim. Këtu tregohet se si populli i përkrahu dhe u bashkua me mësuesit e gjuhës shqipe. Novela mbyllet me fjalët e mësues Lelos “Këngën e bukur të bilbilave se mund dot asnjë zë”, dhe fton fëmijët të këndojnë këngën “Gjuha jonë sa e mirë”.
loading...
Lexo edhe: