Duke lexuar fabulat e Ferit Lamajt ndjehet një kënaqësi estetike.
Lexuesi vë buzën në gaz nga rrëkezat e humorit, ironisë dhe sarkazmës për shumë gjëra që na bëjnë të qeshim në këtë botë të trazuar e të mbushur me halle.
Fabulat janë plot me të papritura e paradokse, të shkruara shkathët e natyrshëm, jashtë letrarizmave estetizante. Ato shquhen nga konciziteti dhe mençuria e batutave, duke iu larguar moralizmit të hapur e banal.
Ndër to, nuk mund të mos vësh re edhe frymën popullore dhe kombëtare të përrallave e rrëfimeve të popullit tonë përmes personazhit-kafshë. Jo vetëm kaq. Në fabulat e Ferit Lamajt ndihet edhe kultura, edhe ajo esencë që është përftuar e nxjerrë qysh nga Ezopi e La Fonten, Krillovi e Trilusa dhe deri te autorët bashkëkohës.
loading...
Lexo edhe: