Siç po shihet, ndër shqiptarët duhet hapur një "Gjykatë për paragjykime" të paktën ta jetësojmë njëfarë "zyrtarizimi të mëkatit"!
Paragjykohet njeriu si ekstremist dhe shqiptar i dobët vetëm se mund ta kumtojë publikisht një parim Islam. Paragjykohet si musliman i dobët vetëm pse flet dhe shkruan për të mirën e kombit shqiptar. Paragjykohet si shërbëtor i sllavit dhe i maqedonasit vetëm pse e mban një mjeker në emër të fesë. Paragjykohet si fetar i dobët vetëm pse e rruan mjekren. Paragjykohet si turkofil vetëm pse e thotë një fjalë të mirë për Erdoganin dhe nuk e përshëndet me hakërrimë takimin e Ramës me Thaçin në Prizren.
Ndërsa harrojmë të gjykojmë fillimisht vetveten se paragjykimi t'i djeg veprat e mira ashtu siç i djeg zjarri drurët.
Ndaj, ta ruajmë veten dhe të tjerët, sepse mund të na merr mendja neve se ky apo ai është ashtu e kështu, porse në Ditën e Gjykimit do të duhej ta mbrojmë atë fjalë të paverifikuar prej burimeve dhe njerëzve të besueshëm.
Ndërsa me paragjykim edhe kur ia qëllojmë bëjmë mëkat, kurse të mos flasim kur të shpifim përmes paragjykimit. Fundja nëse aq shumë na interesojnë bindjet dhe rrezatimet e tjetrit, atëherë le ta pyesim atë dhe le të ngarendim duke analizuar e duke qëmtuar argumente rreth asaj dukurie. Përndryshe mos të gjykojmë me paragjykim përmes pamjeve a ndonjë qëndrimi të përzgjedhur (selektuar) duke e mohuar pastaj qëndrimin tjetër!
Kjo është një këshillë për veten dhe për ju që jeni të prirë të flisni prej mendjes pa argumente për të tjerët!
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: