Spiunët e djeshëm të UDB-së, mbrëmë thanë dhe ngurruan të dëshmojnë se në Kosovë veprojnë 700 UDB-ashë. Derisa nuk theksohet konkretisht se për kë bëhet fjalë, qytetarët me të drejtë mund të hutohen duke e mëtuar secilin qytetar dhe zyrtar si bashkëpunëtor të Serbisë dhe njëherësh si jo bashkëpunëtor i Serbisë. Meqë nuk e dimë se për kë bëhet fjalë, atëherë mendja e njeriut është e prirë që secilin ta mendojë për UDB dhe secilin për jo UDB. Këta spiunë të paktën nuk janë të çiltër në idiotësinë e tyre, nëse na lejohet kështu të shprehemi. Le të dëshmojnë me emra dhe mbiemra nëse kanë argumente, përndryshe vetëm me përgjithësime do ta hutoni qytetarin dhe do të krijoni mosbesim ndër popull!
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: