Shqiptar, duroni edhe pak rrahjet, padrejtësitë dhe Car Dushanat, se vetëm edhe 15 vjet, Maqedonia do të bëhet shtet shqiptar dhe musliman, kështu na tha Georgievski që njihet për mendimet e tij bombë, duke u mbështetur në argumentet demografike në Maqedoni. Mbase një shpëtim të kësaj natyre e provuan edhe përmes miratimit të ligjit të natalitetit në pjesën maqedonase, por as kjo nuk i ndezi.
Tani të nderuar lexues i bie që shqiptarët ta braktisin shqetësimin për ekonominë, politikën e publicistikën dhe t'ia mësyjnë shtretërve, t'i thonë grave të tyre, mbahuni gra se jeni duke kontribuar për popull, jini krenare!
Shumëkush me këtë deklaratë do të jetë i prirë t'i arsyetojë dështimet e kohës së sotme, sepse nuk janë gjatë, vetëm edhe 15 vjet. Megjithëkëtë, dështimi i sotëm nuk arsyetohet për hir të së nesërmes gjoja të ndritur, edhe sikur nesër sigurt do të bëhemi më të fortë se vetë Amerika!
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: