Litota është një figurë e mendimit që konsiston në pohimin e një koncepti duke mohuar të kundërtën.
Litota konsiderohet si një lehtësim apo zbutje e ligjëratës për të kuptuar më shumë se sa thuhet. P.sh. nuk të urrej, nuk jam indiferent ndaj teje; janë litota sepse zëvendësojnë të nënkuptuarën: të dashuroj.
Litota trajtohet si një figurë e kundërt me hiperbolën dhe që vihet në punë për të zbutur vrazhdësinë e frazës (në këtë pikë afrohet edhe me eufemizmin).
P.sh: “s’më vjen mirë”; “s’më duket punë e mirë”.
Në përrallat tona popullore, personazhet e gishtos, pupagjelit, kacamisrit etj. janë litota, ashtu siç janë litota edhe liliputët e Guliverit. Në letërsinë botërore, si shembull i përdorimit të dendur të litotave përmendet poema autobiografike e Wordsworthit “The prelude”.
Lexo më shumë:Litota
qka eshte litota ,Cka eshte litota ,ceshte litota,cfare eshte litota ,qeshte litota,Litota shqip
loading...
Lexo edhe: