Deklaratë për media
Emigrantja Alma Lama, shkoni në Shqipëri!
Emigrantja Alma Lama e cila disa javë më parë ofendoi rëndë popullin,
gratë dhe hoxhallarët e Kosovës më në fund ka vendosur të largohet nga
Lëvizja Vetëvendosje ! Arsyen e largimit të saj nga kjo Lëvizje, Alma
Lama e lidh me qëndrimin patriotik që kjo Lëvizje ka mbajtur në lidhje
me respektimin e lirive fetare për besimtarët muslimanë të Kosovës.
Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti është shprehur pro-mbajtjes së shamisë
dhe dhënies fund të aparteidit shtetëror kundër muslimanëve në
Republikën e Kosovës. Por sjellja patriotike e Albin Kurtit e ka tërbuar
anti-kosovaren Alma Lama e cila kërkon që Kosovën ta kthej në një shtet
të dhunshëm që shtyp liritë e mendimit dhe besimit sikur ka qenë
Shqipëria në kohën e Enver Hoxhës. Pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk ka
pranuar që ti shpallë luftë besimtarëve muslimanë në Kosovë, Alma Lama
në një formë histerike është larguar dhe ka sulmuar këtë Lëvizje dhe e
ka akuzuar atë për inflitrim me lëvizje radikale.
Forumi i të
Rinjve Musliman deklaron se radikale është Alma Lama. Ajo ka ofenduar në
mënyrë radikale gratë e Kosovës. Ajo ka ofenduar në mënyrë rrugaçërore
hoxhallarët e Kosovës. Vëllai i saj ka kërcënuar me nder dhe në formë
terroriste anëtarët e Forumit të të Rinjve Muslimanë, për të cilin
kërcënim ai është kallëzuar në polici nga organizata jonë.
Për
sa më sipër FRM e përshëndet largimin e turpshëm të Alma Lamës nga
Lëvizja Vetëvendosje! Ne na vjen keq që Lëvizja Vetëvendosje është
infiltruar, ofenduar dhe tradhëtuar nga një emigrante sikur Alma Lama.
Megjithatë ne themi më mirë vonë se kurrë!
Tani, pas largimit
të Alma Lamës nga Lëvizja Vetëvendosje ne i apelojmë asaj publikisht që
të largohet nga Parlamenti i Kosovës. Ajo në Parlament TONË u fut me
votat e popullit të Kosovës të cilat iu dhanë Lëvizjes Vetëvendosje! Ajo
në Parlamentin e Kosovës paguhet nga NE, taksapaguesit kosovarë! Pasi
ka tradhëtuar Vetëvendosjen që e ka bërë deputete dhe votat e popullit
të Kosovës, ne e lusim Alma Lamën që këtej e tutje të mos tallet me
popullin e Kosovës dhe të mos hajë taksat e tij !
Emigrantes
Alma Lama i kërkojmë me urtësi: Kthehu në Shqipëri ! Shko në Krujë, puno
aty, dhe Kosovën na e lë ne djemve dhe bijave të saj ! Alma Lama ik
andej nga ke ardhur se ne nuk të duam! Ti nuk na përfaqëson ne, dhe as
Kosovën. Ti gjendesh aksidentalisht në Parlamentin TONË!
Po
ashtu kërkojmë nga prokuroria e Prishtinës të hap procedur penale për
nxitje të urrejtjes ndaj popullates muslimane të Kosovës ndaj Alma
Lamës, dhe parlamenti i Kosovës të ja heq imunitetin, ashtu sikurse ju
heq imuniteti deputetes Le Pen nga parlamenti europian e cila kishte
bërē thirrje për nxitje të dhunës kundër muslimanëve.
Rroftë populli i Kosovës dhe Kosova e lirë !
Forumi i të Rinjve Muslimanë
loading...
Lexo edhe:
- Get link
- Other Apps
Labels
Forumi i Te Rinjve Muslimane
Labels:
Forumi i Te Rinjve Muslimane
- Get link
- Other Apps