O bij të popullit tim !
Mbahuni fort për fjalën e bukur, mos e kundërshtoni pse ajo epshit e
lakmisë suaj s’i përgjigjet! Se kjo ju bën që nesër fort veten edhe
veten tuaj ta urreni. Mos e injoroni argumentin, kur qartësisht para se
të zemrës e mendjes ju shfaqet!
Nëse me gjuhë të vrazhdët ju
flasin, mëshirojeni e durojeni; ajo gjuhë o prapa saj ka një zemër të
thyer e të rënduar, o dinjitet të nëpërkëmbur, o ndërgjegje të
pagdhendur! Ndihmojeni.
Mos
përfitoni zemra për t’i nënshtruar, por për t’i çliruar! Jemi të gjithë
në një rrugë, ajo është rruga e jetës! Një zanafillë. Një fillim! E
s’jetoi kush përjetësisht në këtë jetë, as me vete nuk mori. Gjithçka
pas vetes braktisi, përveç njeriut që gjurmë të bukura la! Këto i
mbetën. Për këto gjurmë përpiquni!
Forcat tuaja mos i vdisni
në gjëra që s’ju sjellin dobi duke i shkapërderdhur, mbani ato,
shfrytëzojini për dobinë tuaj, të familjes suaj, të shoqërisë suaj!
Jini të dhembshëm ndaj të tjerëve, siç keni nevojë për dhembshurinë e
të tjerëve, kur nga dobësia kaploheni! Mos u kapni për gabimet e
njerëzve, sepse vetë ju jeni njerëz, por kapuni për thirrjen në pendim,
falje, ndryshim e përmirësim!
Bëni jetë të gjallë! Dhe
gjallëria e jetës s’është duke i bërë buzëqeshjet të vdesin, fytyrat të
vrenjtten, zemrat të tkurren, mendimet të ngatërrohen, kraharorët të
ftohen, e këmbët të shtangen. Gjallëri, të gjallërosh me dashurinë e
butësinë tënde, me urtësinë e maturinë tënde, me durimin e përkushtimin
tënd.
Bëhuni shembuj, kur shembujt pakësohen; bëhuni shembuj
kur shembuj s’gjeni; bëhuni litari që tërheq paqësisht drejt shpëtimit,
jo që rrok në fyt e zë frymën! Ti je nevojtar siç janë të gjithë
njerëzit, kumtoje udhëzimin e drejtë me dashuri, jo me urrejtje; me
butësi, jo me vrazhdësi.
Ne dhe ju, vetëm në paqe mund të jemi bashkë, të jetojmë bashkë, të veprojmë bashkë, të ndërtojmë bashkë!
Prapë, e kush vallë përjetësisht mbi tokë jetoi!
Një Zot të gjitha krijesat kanë, Ai është Një përveç Tij tjetër s’ka,
njihuni me Të, ndriçohuni, ndriçojeni rrugën tuaj drejt lumturisë së
vërtetë! Paqja e gjithëmbarshme dhe e pambarueshme.
O bij të popullit tim !
Mbahuni fort për fjalën e bukur, mos e kundërshtoni pse ajo epshit e lakmisë suaj s’i përgjigjet! Se kjo ju bën që nesër fort veten edhe veten tuaj ta urreni. Mos e injoroni argumentin, kur qartësisht para se të zemrës e mendjes ju shfaqet!
Nëse me gjuhë të vrazhdët ju flasin, mëshirojeni e durojeni; ajo gjuhë o prapa saj ka një zemër të thyer e të rënduar, o dinjitet të nëpërkëmbur, o ndërgjegje të pagdhendur! Ndihmojeni.
Mos përfitoni zemra për t’i nënshtruar, por për t’i çliruar! Jemi të gjithë në një rrugë, ajo është rruga e jetës! Një zanafillë. Një fillim! E s’jetoi kush përjetësisht në këtë jetë, as me vete nuk mori. Gjithçka pas vetes braktisi, përveç njeriut që gjurmë të bukura la! Këto i mbetën. Për këto gjurmë përpiquni!
Forcat tuaja mos i vdisni në gjëra që s’ju sjellin dobi duke i shkapërderdhur, mbani ato, shfrytëzojini për dobinë tuaj, të familjes suaj, të shoqërisë suaj!
Jini të dhembshëm ndaj të tjerëve, siç keni nevojë për dhembshurinë e të tjerëve, kur nga dobësia kaploheni! Mos u kapni për gabimet e njerëzve, sepse vetë ju jeni njerëz, por kapuni për thirrjen në pendim, falje, ndryshim e përmirësim!
Bëni jetë të gjallë! Dhe gjallëria e jetës s’është duke i bërë buzëqeshjet të vdesin, fytyrat të vrenjtten, zemrat të tkurren, mendimet të ngatërrohen, kraharorët të ftohen, e këmbët të shtangen. Gjallëri, të gjallërosh me dashurinë e butësinë tënde, me urtësinë e maturinë tënde, me durimin e përkushtimin tënd.
Bëhuni shembuj, kur shembujt pakësohen; bëhuni shembuj kur shembuj s’gjeni; bëhuni litari që tërheq paqësisht drejt shpëtimit, jo që rrok në fyt e zë frymën! Ti je nevojtar siç janë të gjithë njerëzit, kumtoje udhëzimin e drejtë me dashuri, jo me urrejtje; me butësi, jo me vrazhdësi.
Ne dhe ju, vetëm në paqe mund të jemi bashkë, të jetojmë bashkë, të veprojmë bashkë, të ndërtojmë bashkë!
Prapë, e kush vallë përjetësisht mbi tokë jetoi!
Një Zot të gjitha krijesat kanë, Ai është Një përveç Tij tjetër s’ka, njihuni me Të, ndriçohuni, ndriçojeni rrugën tuaj drejt lumturisë së vërtetë! Paqja e gjithëmbarshme dhe e pambarueshme.

loading...
Lexo edhe: