Onomatopeja(Nga greq. onoma – emër, poeme – bëj – krijoj) është figurë e përsëritjes që ka bazë imitimin e zhurmave të zërave të natyrës dhe të qenieve të gjalla. Ky fenomen është mjaft i përhapur në gjuhë ndërsa, kur përdoret në letërsi, merr karakter shprehës duke sjellë atmosferën me të cilën lidhet kuptimi i pjesës:
Nën kërkëllimë zinxhirësh frymëmarrje luanësh
ulurimë, kuje e lemeri
Gjeneral Moisi
I. Kadare: Vdekja e Moisi Golemit
Këtu radha e fjalëve onomatopeike është e dendur dhe shpreh: lidhje në kundërshti kërkëllime zinxhirësh/frymëmarrje luanësh; shkallëzim të atmosferës së tmerrit: ulurimë, kuje e lemeri. Gjithashtu të përdorura në shumës ato krijojnë një atmosferë tmerri e ngjethëse nga veprimi i atij organizimi të tmerrshëm torturues. Fjalët e krijuara sipas zhurmave të tingujve të ndryshëm të natyrës quhen fjalë onomatopeike.
qka eshte onomatopeja,cka eshte onomatopeja,qka eshte onomatopea,ceshte onomatopeja,qfare eshte onomatopeja,qka quajme onomatope
loading...
Lexo edhe: