Aq më e madhe të jetë dashuria e njeriut ndaj Zotit,
aq më i dashur, më i butë, më i matur,
më durimtar ndaj krijesave të Zotit bëhet!
E pra, ata që deklarohen se bëjnë për hir të Zotit,
duke nëpërkëmbur nderin e dinjitetin,
duke fyer e bërë padrejtësi krijesave të Tij,
s'mund t'u thuhet ndryshe veçse gënjyen!
Urrejtja s'rritet me dashurinë, ajo rritet me injorancën,
zilinë, kryelartësinë e mendjemadhësinë.
E dashuria, me devotshmërinë e zemrave!
Avni Tafili
loading...
Lexo edhe: