Zemra ka nevojë për "përditësim" tek ai person që fal namazin sepse atë
e ka trashëguar nga prindërit apo gjyshërit… i bën veprimet e namazit
pa e ditur se a i ka kryer të plota dhe në formën më të mirë… apo duke
mos ditur sa herë ka madhëruar Allahun në ruku dhe sexhde dhe pa pyetur
pse në namazin e sabahut falim dy rekate, ndërsa në jaci katër rekate?
Zemra ka nevojë për "përditësim" tek ai person që nuk falet pos në
Ramazan… dhe sikur ekziston ndonjë ajet i Kur'anit apo hadith që na
urdhërojnë të falemi vetëm në Ramazan!
Zemra ka nevojë për
"përditësim" tek ai person që kalon nga jeta e tij 20 apo 30 vite për
shkollim, ashtu që në fund të marrë një diplomë për t`u punësuar, por
për fat të keq nuk i dinë gjërat më elementare të fesë Islame.
Zemra ka nevojë për "përditësim" tek ai person që zgjohet herët në
mëngjes të shkojë në punë 5 herë në javë me nga 8 orë punë për të marrë
një rrogë në fund të muajit, pa mos e ditur pse ai është në këtë punë
është korrekt? Dhe duke mos ditur pse shpenzon gjithë këtë forcë dhe
kohë?
Zemra ka nevojë për "përditësim" tek ai person që beson
se: shpërndarja e selamit, vizita e të sëmurit, respektimi i mysafirit,
mbajtja e lidhjeve farefisnore dhe ndihmesa e të varfërve është vetëm
një pjesë e trashëguar nga adetet dhe zakonet, pa mos pyetur veten e tij
pse i bënë gjithë ato gjëra pa kompensim?!
Zemra ka
nevojë për "përditësim" tek ai person që mbush barkun e tij me ushqim
për të kënaqur epshin dhe për të larguar urinë, pa mos e ditur pse ha,
pa u kujdesur sesa harxhon për të ngrënë, ndoshta jeton vetëm për të
ngrënë dhe nuk e di se të tjerët hanë për të jetuar?
Zemra
ka nevojë për "përditësim" tek ai person që plotëson gjysmën e fesë së
tij (d.m.th. martohet) vetëm për t`i thënë sikurse shokëve të tij (baba i
filanit), porse ata nuk janë më të mirë se ai! Por, harron se Allahu na
ka porositur të sillemi mirë me bashkëshortet tona, të përkujdesemi për
ato, shkurt nuk dinë pse martesa është gjysma e fesë.
Zemra ka
nevojë për "përditësim" tek ai person që beson se më të kapur të lapsit
bëhet poet apo shkrimtar i njohur që mund të kritikojë kë të dojë, pa
mos e kuptuar fjalën e Allahut:
"Ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm”. (Kaf: 18)
Pa mos e ditur se ai që mëson një shkronjë nuk bëhet dijetar dhe jo çdo dijetar mund të përpilojë një libër.
Zemra ka nevojë për "përditësim" tek ai person qe lexon gjithë këto që
shkruam më lart dhe ka lodhur sytë e tij në këtë, pa mos e ditur se
zemra që ka nevojë për "përditësim "nuk është ajo zemër që ka nevojë për
“fshirje".
------------------------------ --
Përshtati: Valdet Kamberi
loading...
Lexo edhe:
- Get link
- Other Apps
Labels
Feja Islame
Labels:
Feja Islame
- Get link
- Other Apps