Plumbi inhibon apo frenon enzimën e quajtur ALA dehidratazë (dehidrataza e acidit aminolevulinik e cila është një nga enzimat e sintezës apo krijimit të hemit).
Përveç anemisë, helmimi me plumb shkakton edhe simptoma neurologjike, sidomos tek fëmijët.
Shkaqet e helmimit me plumb
Shkaqet e helmimit me plumb janë: plumbi në ujë, plumbi në ambient (prej benzinës), plumbi i përdorur në bojra, dhe në raste të rralla plumbi i pushkës nëse përfundon në ndonjë kyç dhe qëndron atje me vite.
Shenjat dhe simptomat e helmimit me plumb
Shenjat dhe simptomat e helmimit me plumb janë : lodhja, tahikardi, zbehje, encefalopatia me përpëlitje epileptike, ataksia, mononeuropatia, acidoza tubulare renale. Në mishrat e dhëmbëve shihen vijëzime të kaltërta të ashtuquajturat vijat Bruton (angl: Bruton's lines).
Diagnoza
Matja e nivelit të plumbit në serum konfirmon diagnozën.
Trajtimi i helmimit me plumb
Trajtimi i helmimit me plumb bëhet me dimerkaprol, EDTA, penicilaminë, suksimer.
qka shkakton plumbi ne organizem,qka shkakton helmimi me plumb,plumbi dhe helmimi nga plumbi,shenjat dhe simptomat e helmimit nga plumbi,kush jane shkaqet e helmimit me plumb,simptomat neurologjike tek helmimi me plumb,si behet diagnoza e helmimit me plumb,si trajtohet helmimi me plumb apo helmimi nga plumbi,qka eshte helmimi me plumb
loading...
Lexo edhe: