Skip to main content

Mendime të urta nga Mehmet Bislimi


 Mendime të urta nga Mehmet Bislimi

1.      Heshtja jo gjithherë është ar!

2.      Ka shumë veta që vezullojnë në formë, por që janë të brishtë në përmbajtje!

3.      Shoku i vërtetë t’i zbulon dobësitë me kohë. Ka “shokë” që dobësitë t’i mbulojnë, përderisa ato të bëhen shumë, pastaj bëhet vonë!

4.      Ata që vetvetes i shkaktojnë me dashje probleme në jetë, nuk kanë kujt t’i ankohen!

5.      Të ligjtë gjithmonë gjuajnë nga pusia, ata kurrë nuk dalin përballë!

6.      Çdokush ka të drejtën e fjalës. Lum ai që ka durim t’i dëgjojë llafazanët!

7.      Njerëzit kanë të drejtën e fjalës, kjo s’nënkupton se të gjithë janë të zotët e saj!

8.      Ata që kritikën kanë në rend të parë -  punën e kanë të fundit!

9.      Njeriu duke folur për një çështje të caktuar, ngërthen në vete aftësinë, kulturën, diturinë...Ka disa që nuk flasin, duke dashur që me heshtje të mbulojnë paaftësinë e tyre!

10.  Sinqeriteti mbrohet me fuqinë e shpirtit, prandaj njerëzit e sinqertë edhe rrëmbehen!

11.  Atje ku përdhunohet drejtësia, pa dyshim se mungon fuqia e ligjit!

12.  Aty ku dëgjohet zëri i fëmijës, ka gjallëri, ka ardhmëri!

13.  Midis atyre që pranojnë realitetin dhe atyre që e mohojnë atë, është një lumë mjerimi!

14.  Dënimi më i rëndë është kur njerëzit nuk mund ta shikojnë njëri-tjetrin në sy!

15.  Ata që imagjinatën nuk e kanë të zhvilluar, për t’i bërë gjërat e mëdha realitet - çdo gjë që pason më vonë, si produkt i punës, ata ia veshin spontanitetit!

16.  Kureshtarëve iu mungon kultura e dëgjimit!

17.  Nëse të gënjejnë dy herë, zgjohu nga verbërimi i besimit, se do të të gënjejnë prapë!

18.  Vetëm injorantët besojnë në çdo gjë!

19.  Njerëzit e mëdhenj të gjitha aftësitë e veta i përdorin në shërbim të atdheut. Njerëzit e ulët të gjitha aftësitë e veta i përdorin në shërbim të pushtuesit!

20.  Ka disa njerëz që kur i hipin atit, mendojnë se do të jenë kalorës përjetë. Pikërisht ata bien në të parin hendek dhe mbesin këmbësor të përjetshëm!

21.  Nga poshtë, njeriu i sheh lartësitë më mirë, nga lart gjërat të duken të vogla!

22.  Erërat e dimrit nuk kanë për mision freskimin!

23.  Buzëqeshja zgjat jetën, por varët se çka fshihet pas saj: intriga, cinizmi, hipokrizia, injoranca, sarkazmi, servilizmi, shpotia, dashuria, apo sinqeriteti!

24.  Të vërtetës mos iu friko kurrë, sepse mbjell hijen e dyshimit mbi të!

25.  Vetëm njerëzit e dobët nuk i binden arsyes, për veprim në dobi të progresit!

26.  Armiku do të të ndjekë pa pushim - përderisa ti ikën pa ndalur para tij!

27.  Qëllimkëqijtë ngurrojnë ta mbrojnë të vërtetën!

28.  Gatishmëria për t’u ndeshur me të vërtetën tregon sinqeritetin njerëzor!

29.  Madhështor të bën shërbimi ndaj atdheut, rënia për adhe hyjnizon këte misioni!

30.  Përkushtimi dhe sakrifica ndaj çështjeve të mëdha, njeriun e bëjnë të pavdekshëm!

31.  Të ligjtë - vetëm ligësi ofrojnë, sa më larg tyre - jeni më larg ligësive!

32.  Me armiqtë kurrë mos u bëj i sinqertë, ata të vrasin pikërisht me sinqeritetin tënd!

33. Kush vuan nga pasionet e ulëta, tradhtinë e ka si mjet triumfi!

34. Ti e ktheve dashurinë në urrejtje për brezat që do të na pasojnë, atyre do t’u duhet shumë 
       kohë, që urrejtjen ta kthejnë në dashuri!

35. E vërteta duhet të thuhet me guxim, pavarësisht nëse u pëlqen të tjerëve!

36. Ata që pareshtur flasin për trimëri e bujari, në të vërtetë nuk janë të tillë, prandaj 
      boshllëkun mundohen ta mbulojnë me fjalë!

37. Dallimi mes të dënuarit dhe të mërguarit është: -i pari e di kur do t’i mbaroi dënimi!

38. Kur të tjerët ju prangosin, shpreson se dikush do të të lirojë- mos prangosni veten se vrisni
      shpresat e lirisë!

39. Ata që mohojnë atdheun e vet, përjetë do të jenë të mohuar prej tij!

40. Ata që kanë të çartë nocionin liri, kurrë nuk e pranojnë robërinë!

41. Ka raste, kur nuk dëshiron me heshtur, ç’të bësh kur s’ke kujt t’i flasësh!

42. Keqëbërsit nuk duhet dhënë rasti, ai e keqpërdorë atë!

43. Çdo popull ka mbeturinat, duhet t’i pastrojmë me kohë, ndryshe bëhemi sinonim i tyre! 

44. Cicërimë e zogjve është e ëmbël- pavarësisht stinës!

45. Është kënaqësi kur di të shkruash, dhe kur ke kujt t’i shkruash!

46.Disa duan që bota të sillet rreth tyre, fatmirësisht, që bota sillet rret boshtit të vet!

47. Gjithmonë ka qenë më lehtë të kritikosh, sesa të punosh!

48. Populli këngët nuk t’i falë lehtë, prandaj kur t’i fal ato- je i përjetshëm!

49. Trimëria pas lufte, sikurse edhe filozofia pas kuvendi- janë të pavlera!

50. Ata që stërzgjatën në muhabet, nuk e dinë ku e kanë hallin e vet!

51. Kujdes, ai që të lavdëron pa pushim- diku e ka një qëllim!

52. Po të vuri i ligu përpara, deri në varr nuk të ndahet!

53. Ata që ruajnë nostalgjinë për pushtuesin, çlirimtarët i shajnë nën dhëmbë!

54. Mungesa e guximit për të iu kundërvënë pushtuesit, ia mundëson atij të fle rehat!

55. Trimat e din nga të ia kthejnë tytën armës, prandaj i merr përjetësia në gji!

56.Po i bëre konak frikës, ajo përherë të troket në derë!

57. Fatkeqësisht, me kohë kanë vdekur, shumë nga ne që jemi të gjallë!

58. Më mirë një e sharë në vesh, se një e lavdëruar në shesh!

59. A keni dëgjuar të thuhen ndonjë herë: kishte zërin e bukur si të sorrës!

60. Ata që në paqe kërkojnë luftë, dhe kur bëhet luftë kërkojnë paqe, nuk janë të asnjërës!

61. Mos i bëni miqt e vjetër armiq, se kurrë nuk do të ju bëhen armiqt e vjetër miq të ri!

62. Tek të gjithë popujt e botës- njejtë urrehet dhe përbuzët - tradhtia!

63. Nga ata që i duam më së shumti, lëndohemi në shpirt më së shumti!

64. Të jesh prind i mirë, nuk mjafton vetëm fakti se je baba! 

65. Pesha e atyre që na lanë, matet me atë që ata bënë për popullin dhe atdheun!

66. Njerëzit e mirë i gjen kudo, mjafton t’i kërkosh- mos i kërko të ligjtë!

67. Për inat të sime re, im bir u martoftë përsëri!

68. U kall bishti, shyqyr shpëtoi koka- nuk u kallë dynjaja!

69. Nëse nuk i hapim sytë vetë, na i hapin të tjerët, pastaj do bëhet vonë!

70. Maksima “Shtrij këmbët sa ke jorganin!”, ka ndryshuar. Tani po shtrijnë jorganin sa t’ju
      mbërrijnë këmbë e duar!

71. Jeta e një populli ka kuptim vetëm duke qenë i lirë. E tërë filozofia e të qenurit të lirë
      s’është më shumë se guximi dhe vendosmëria për t’ju kundërvënë pushtuesit! 

fjalet te urta, mendime te urta, mendime nga autore shqiptare, mendime nga Mehmet Bislimi, fjale te urta, fjale e urte shqip, Mehmet Bislimi fjale e urte
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more