Skip to main content

Posts

NASA : Pamja më e bukur e galaktikës Andromeda

Teleskopi Hubble i NASA -së ka publikuar fotografinë e Andromedës, e cila konsiderohet si fotografia më e qartë e realizuar deri në ditën e sotme. Fjala është për një pjesë të Galaksisë Andromeda (M-31) , e cila ndodhet rreth dy milion vjet drite larg planetit Tokë. Fotoja shpalon pamjet e të paktën 100 mijë yjeve të kësaj galaktike.

Gëzim Kelmendi: Ndërhyrje urgjente e bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni‏

Deputeti i parlamentit të Kosovës Gëzim Kelmendi në një postim në facebook ka kërkuar ndërhyrje urgjente të bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni. Lexoni postimin e plotë të tij. Me qëllim të qetësimit të situatës aktuale në Maqedoni, pas vrasjes së civilëve shqipëtar në mesin e tyre një vajzë tetë vjeçare në Komunën e Kumanovës, duhet urgjentisht të ndërhyjë bashkësia ndërkombëtare. Arsye tjetër pse duhet të ndërhyjë bashkësia ndërkombëtare, është fakti se Kumanova është afër kufirit me Serbinë, dhe nuk përjashtohet mundësia që në këtë situatë të infiltrohen paramilitarët serb nga Serbia me qëllim të tensionimit dhe vrasjeve të shqiptarëve.

Serbia dërgon qindra policë në Maqedoni. Nga Shqipëria s’lëviz asnjë njeri

Serbia ka dërguar forca shtesë policore në kufi me Maqedoninë. Kjo është konfirmuar për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë nga vetë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme serbe. Është thënë se në një stacion të policisë në jug të Serbisë ka shkuar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq. Policia e Maqedonisë ka ndërmarrë sot një aksion në një lagje të Kumanovës, në kërkim të, siç ka thënë, personave të armatosur. Flitet për pasoja në njerëz, por ende nuk ka konfirmime zyrtare mbi numrin e viktimave eventuale. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për shkak të zhvillimeve në Maqedoni, ka thirrur për nesër një takim të Byrosë së Koordinimit të Shërbimeve.

Tregu i Kosovës, pa para të gatshme

Afaristët në Kosovë, po ballafaqohen me mungesë të qarkullimit të parasë së gatshme në treg dhe si alternativë është rritur niveli i këmbimit të mallrave. Përfaqësues të bizneseve në vend dhe afaristë, theksojnë se kjo dukuri tashmë është shumë e shprehur në Kosovë dhe paraqitet si problem kryesor në operimin e veprimtarive të tyre, raporton rel. Këmbimi i mallrave është pjesë e ekonomisë i cili nënkupton ndërrimin e mallrave për mall ose për para. Këmbimi i mallrave është veprim ekonomik i nevojshëm, me që në një vend nuk mund te prodhohen të gjitha prodhimet e nevojshme për jetën e njerëzve. Një nga kompanitë që ballafaqohet më këtë problem është edhe kompania “Laberion”, që merret me prodhimin e lëngjeve natyrale “Dona” dhe “EKS”. Pronari i kësaj fabrike, Bashkim Osmani, tregon se viteve të fundit kjo dukuri është jashtëzakonisht e pranishme dhe po pengon në zhvillimin e mëtutjeshëm të bizneseve. Ai rast konkret tregon se në mungesë të kthimit të

Ekipi nga Kosova afër fitores në NASA

Ekipi Natev nga Kosova është në garë të ngushtë për vendin e parë në garën prestigjioze të NASA-së. Se kush fiton varet nga Vota çdo secilit prej ju! Projekti i tyre u përzgjodh nga juria e NASA nga 950 projekte të 133 shteteve të ndryshëm. https://2015.spaceappschallenge.org/award/#peopleschoice

Ese: Njerëzit vdesin nga streset - Shkruar nga Vehbi Furxhi

ESE: Njerëzit “vdesin” nga STRESET?!... Një shprehje që dikujt i duket fluide, por që ai në çast nuk e kupton, se edhe ai,  është “viktimë” e tyre... A e kini parë, se si “krimbi bren drunë”, mollën?!.... Ashtu e bren dhe STRESI njeriun. Në fillim pak e nga pak e pastaj mbasi e ka shkatërruar në mënyrë periodike e rrëzon përtokë, për të mos u ngritur kurrë më, siç ndodh me një mollë, që mbasi e ka “ngrënë krimbi”, bie në tokë për t’u kalbur në  të.... Stresi vepron tamam siç vepron pika e ujit që bie në mënyrë periodike në një enë të zbrazur, të shpuar, kur njeriu është i mbyllur në një dhomë të errët në terrin e natës e qetësisë ogurzezë e s’ka mundësi të dalë prej saj. (Kjo metodë kineze është nga më origjinalet dhe më djallëzoret që ka shpikur truri i njeriut për ta torturuar vetë shpikësin e saj njeriun). Në fillim truri i njeriut reagon me tërë fuqinë e tij vitale për ta përballuar këtë tingull variabël, që prish qetësinë e plotë të natës në izolimin e dhomës, por me

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more