Skip to main content

Posts

Ese: Libri shoku im më i mirë - shkruar nga Xhesika Mersinllari

Libri shoku im më i mirë Më thonin dikur: lexo librat e shkollës, lexo se do të të duhen…! Por unë nuk e kuptoja. Unë librin mësova ta dua tani ne keto rrethana . Ndoshta kur njeriu eshte i merzitur , i lodhur , i ngarkuar menderisht , ka kohë të mendojë më shumë , ka kohë të rrijë më shumë me veten… Rrëmbej një libër që më godet nga titulli dhe nis të ecë nëpër rreshtat e tij. Nis të ecë njëlloj siç nis të ecë një fëmijë që s’ka hedhur kurrë më parë hapa në jetën e tij. Unë eci ngadalë, ndaloj, kthehem pas, pushoj, eci sërish me hapa më të shpejtë e papritur e ndjej se po fluturoj. Po, po, po fluturoj, por jo me trup, por me shpirt. Teksa lexoj shpirti im fluturon . Imagjinata ime kalon çdo kufi. Mendja ime përshkon hapësira pa fund dhe unë përshkroj oqeane, depërtoj në qiej pa fund, bëj gara me erën, sfidoj kohën… Mësova ta dua librin, sepse libri më thotë shumë gjëra që në fakt unë i di, por kam nevojë të m’i thotë dikush, pa më qortuar, pa më bërë të ndih

50 fakte të rralla nga jeta e Adolf Hitler

  Jeta e liderit nazist të Gjermanisë Adolf Hitler gjithmonë ka qenë interesante për t’u studiuar por edhe e mistershme njëkohësisht 1. Adolf Hitler lindi në orën 18:30, më 20 prill 1889, në Braunau, një qytet në Austri dhe vrau veten në Berlin, në Bunkerin e Kancelarisë Perandorake, që ishte ndërtuar posaçërisht për të, në orën 15:30, në mesditën e 30 prillit 1945. Jetoi 56 vite, një javë e tri ditë. 2. Ishte fëmija e tretë i Alos Hitler, i martuar me Klara Polz, që ishte dhe mbesa e xhaxhit të tij. Motra dhe vëllai më i madh i Hitlerit ishin fëmijët e martesës së parë të të atit. Ndërsa Paola dhe Hitleri ishin dy fëmijët më të vegjël të familjes. 3. Schickelgruber është mbiemri i tij nga i ati Alos, që ishte një fëmijë i jashtëligjshëm. Një mbiemër që edhe në gjermanisht nuk shqiptohet lehtë. Gjatë ngjitjes në karrierën politike ai e ndërroi mbiemrin. Kjo i dha lehtësi në shqiptim, pasi nuk dihet nëse mbiemri i vjetër do ta ndihmonte të merrte

Krijohet ‘Facebooku i shqiptarëve’

Këto ditë, një grup i të rinjve nga Prizreni kanë krijuar një rrjet të ri social të quajtur “ShqipTALK”. Ky rrjet social ka për qëllim që t’i bashkojë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, për të komunikuar shqip. Për më tepër, ky rrjet social është shumë i ngjashëm me Facebook, pasi që edhe në të mund të dërgoni mesazhe, kërkesa për miqësi, të hapni faqe, grupe etj. “Ky rrjet social deri më tani ka arritur të mbledhë shumë regjistrues dhe besohet se do të marrë edhe shumë të tjerë”, thotë për gazetën Lajm, Edison Boqaj – njëri prej themeluesve të kësaj faqe.

7 gjërat më të mira në Abetare

Jeta shkollore e secilit fillon me Abetaren, pavarësisht se sa arrinë secili prej nesh tutje. E shumë kush ende di të recitojë e t’i përsërisë tekstet për ndonjë shkronjë të abetares. Vjerrëshat dhe tekstet e këtij libri vështirë se harrohen, edhepse alfabetin mund edhe të mos e dijë ndonjëri prej nesh.  Ndërkaq ne zgjodhëm 7 margaritarët e Abetares.   1. Abetare. 2. Blerimi e Blerina. 3. Ceni e Leci. 4. Çekiçi m ë i rëndë. 5. Fabrika e punëtorët. 6. Halla e Filloreta.       7. Pulat e Petritit.

Sulmi spektakolar i bufit, kap miun në dëborë (Foto)

  Fotografi Mark Latremouille ka dokumentuar sulmin e një bufi ndaj një miushi të gjorë nëpër majat me dëborë në Ontario të Kanadasë. Çastet e shkrepjeve të tij fillojnë që nga çasti që shpendi e pikas gjahun deri në momentin kur hedh sulmin vendimtar, në këtë rast duke u zhytur tërësisht në borë. Pendët e buta i mundësojnë bufit gri të fluturojë në mënyrë tejet të heshtur, duke i zënë shpesh në befasi prehët e tij.

Ali Pashë Tepelena dhe Bonaparti

  Marredheniet e dy figurave, sipas historianeve jane bere me intensive gjate kohes, kur qellimi i tyre ishte i perbashket. Bonapartit i interesonte dobesimi i Perandorise Osmane, pasi donte te pushtonte Egjiptin, ndersa Ali Pasha donte te fuqizonte akoma me shume pashallekun dhe te shkeputej nga vartesia e Perandorise. Ishte viti 1797, kur Bonaparti pushton sundimet e shtetit venedikas, te cilat shtriheshin edhe ne ishujt e bregdetin jonian. Ne kete kohe, kufijte e Frances u shtrine deri ne kufijte e Pashallekut te Janines. Bonaparti kishte bere plan per te pushtuar Egjiptin, gje qe do i vinte kunder Perandorine Osmane. Per te lehtesuar ndermarrjen Ushtarake ne Egjipt, Franca perkrahte fuqizimin e pashallareve t Rumelise dhe prirjet e tyre veteqeverisese ne dem te pushtetit qendror te sulltanit. Keshtu, komandanti francez i Korfuzit u urdherua ta perkrahte Ali Pashe Tepelenen ne forcimin e pushtetit te tij brenda pashallekut dhe jashte tij. "Perforcimi i ketij sundimtari shq

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more