Skip to main content

Posts

Grubi po përpiqet të bëhet si Sula

Grubi po përpiqet të bëhet si Sula. Përmes padive penale dëshiron të hiqet i fuqishëm në shoqëri, të mbjellë frikë dhe të mbrohet prej atyre që haptas duan ta shprehin pakënaqësinë ndaj këtij pushteti të poshtër e të kalbur. Gjithsesi, paditeni Llatasin dhe shokët e tij nëse dëshironi t'i jepni jetë dhe kuptim padive penale dhe jo ata që në sajë të këtyre vorbullave të mjegullta mund edhe të gabojnë diku. Pushteti nuk është i përhershëm, ndaj edhe kam shpresë për ditë më të mira! Burimi: Iljasa Salihu  

Jashtëqitje, udbash, zorrë politike e spiunë

Jashtëqitje, udbash, zorrë politike e spiunë, janë disa prej fjalëve të përdorura publikisht prej liderit të opozitës shqiptare, drejtuar disa profesorëve, shkrimtarëve e publicistëve. Unë nuk dua të merrem me atë nëse këta intelektual janë apo nuk janë të këtillë siç i quan ai, porse çmeritem me këtë fjalor aspak etik që më së paku do t’i shkonte përshtati një liderit. Aq më keq, po në këtë qerthull, thotë se jemi të pastër! Mua nuk më vjen keq se me këtë fjalor kurrë nuk mund t’i fitojë zgjedhjet, por më vjen keq se publikisht dhe prej njerëzve që duhet të jenë shëmbëlltyrë në shoqëri, po ndodhë që shoqëria jonë të helmohet me një kulturë tejet të ulët të bisedave. Me të drejtë gazetari i Televizioni Koha tha se si medium tërhiqet prej këtyre fjalëve! Iljasa Salihu

Nëse bombat e hedhura prej Zaevit janë...

Nëse bombat e hedhura prej Zaevit janë të ngjashme me serialet turke, ashtu siç po lexoj prej shumë syresh, atëherë me keqardhje them se protagonistët e këtyre filmave në fund të filmit ose i dalin trenit përpara, ose duke qenë të kredhur thellë në dashuri, kërcejnë prej ndonjë ure për t’u vetëmbytur! Iljasa Salihu

Qeveri kopilësh

Ç’të presësh prej një qeverie të stërmbushur me kopilë, fëmijë këta të lindur prej prindërve të pamartuar, të cilët mund ta dinë se përse erdhën në këtë botë dhe kush i solli ata, por jo edhe shkaktarët e kësaj prurjeje. Për më keq, po këta kopilë ndërtuan aq shumë përmendore, saqë prindërit dhe gjeneza e atyre përmendoreve assesi të dihen. Njerëzit kopilë ndërtuan përmendore po ashtu kopilë. Këta edhe paratë i kanë kopilë, sepse burimi i atyre parave nuk dihet, pra edhe parave të tyre nuk i dihen prindërit, apo ndoshta i dihen, por takimi i tyre qe vetëm sa për një shfryrje epshi. Vaj halli kur njerëzit e lindur prej prindërve të martuar të udhëhiqen prej kopilëve! Burimi: Iljasa Salihu  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more