Skip to main content

Posts

Përgjegjësia

Votuesi ka të drejtë dhe duhet të kërkojë përgjegjësi prej të votuarit. Pavarësisht nëse i votuari gjendet në pushtet apo në opozitë. Votëmarrësi mbanë përgjegj ësi ndaj votëdhënësit, edhe pse më së shumti mbanë përgjegjësi ai që gjendet në pushtet, mirëpo assesi nuk është i liruar prej përgjegjësisë ai që është në opozitë. Fatkeqësisht, në trojet shqiptare, shumica e opozitarëve merren me mallkim ndaj atyre që nuk ia dhanë votat dhe fare nuk çajnë kokën për ata që i votuan. Prandaj, në mungesë të një opozite që mbanë përgjegjësi ndaj votuesve dhe punon me mish e me shpirt që të bie pushteti keqbërës, pushtetet mynxyrë po zgjasin me dekada.   Iljasa Salihu

Fabrika për prodhimin e arkivoleve

Në një shtet ku shumëkush për gjithçka përgjohet, atëherë në atë shtet nuk kemi asgjë përpos frikës dhe përpjekjes për nënshtrim. Ky shtet është një fabrikë për prodhimin e arkivoleve, ku një ditë më të mirin do ta rregullojë për vetveten! Iljasa Salihu

Meqë gjykatat janë në shërbim të partisë

Meqë gjykatat janë në shërbim të partisë, atëherë si mendon të kërkosh drejtësi jashtë partisë, edhe pse vetë kërkimi i drejtësisë përmes partisë është një lloj padrejtësie e madhe? Në këtë sistem të mbrapshtë, ku kryetari i shtetit, kryetari i qeverisë, kryetari i gjykatave, drejtori i shërbimeve sekrete dhe kryetari i kuvendit janë në shërbim të njëri-tjetrit dhe jo në shërbim të qytetarëve, atëherë del se më lehtë është të jesh ateist, sesa jopartiak. Për mendimin tim është patriotizëm i pashoq të jetosh në kësi lloj shtetesh, ngaqë nga çasti në çast pritet të të kurthon dikush për ndonjë gjë, që as në ëndërr nuk do ta bëje! Iljasa Salihu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more