Skip to main content

Posts

Nënës - Poezi nga Frrok Kristaj

Në mes meje e teje nuk kishte lum por ishte një urë që na lidhte shumë Në mes meje e teje nuk kishte det por ishte një dashuri - jetë e vërtetë Në mes meje e Nënës kishte shumëçka e më së shumti dashuri pa pra

Dhurata - Poezi nga Frrok Kristaj

Kam mbjellë lule në sakësi mbin të kuqe për bukuri Çdo ditë u qes ujë mandej në shkollë shkoj e kur kthehem prapë t’u qes nuk harroj Edhe ndonjë ditë shumë nuk do t’vonojë këto lule të bukura nënës ia dhuroj

Liria - Poezi nga Frrok Kristaj

Fjala liri s’shkruhet me shkumës në tabelë atë mund ta shkruajnë fëmijët tanë n’ylber Fjala liri s’shkruhet as me laps n’fletore atë e bartin n’shpirt brezat tona - prore Fjala liri nuk hynë as n’bllok të vizatimit asaj të gjithë njerëzit i shkrihen prej gëzimit

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more