Skip to main content

Posts

Analiza e veprës “Hape portën” nga Shefik Osmani dhe Robert Gjedia

“ Hape portën ” është një vëllim me lexime për nxënësit e talentuar të klasës së 3-të dhe të 4-t, përmbajtja e të cilit shprehet në vetë titullin e këtij libri.  Çdo copë leximi, çdo pikturë që shoqëron pjesët jep një informacion.  Çdo pyetje që bëhet kërkon një përgjigje.  Është si një udhëtim drejt së panjohurës. Libri “Hape portën” është një libër me vlera njohëse dhe edukative, pasi trajton tema për atdheun, familjen, shkollën, shoqërinë, botën rreth nesh, folklorin e përrallat, si dhe mini - enciklopedinë e vogëlushit Dardan.  Kjo mini- enciklopedi e njeh lexuesin për shkrimin, shtypshkronjën, kompjuterin, muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën etj. Libri do t’i hapë portën e diturisë çdo fëmije që do ta lexojë.  Analiza hape porten, referati hape porten, analiza shqip

Koment për veprën “Ketri trim” nga Hamdi Meça

“ Ketri trim ” është një libër poemë – përrallë, që tregon për mirësinë dhe dobinë e kafshëve të pyllit dhe sidomos të ketrit trim.  Personazhi kryesor është ketrushi trim, i cili bëhet shpëtimtari i pyllit dhe i një nëne gardalinë me dy zogjtë e saj nga rreziku i zjarrit.  Libri ka vlera njohëse dhe edukative.

Koment për veprën ''Aventurat e Bubit Çamarrok'' nga Vangjush Saro

Ky libërth përfshin në faqet e tij një përrallë shumë të këndshme për fëmijë.  Në qendër të fabulës së saj është vogëlushi Ervin, i shoqëruar kudo nga Bubi i tij çamarok.  Në fillim përralla hapet nga një përshkrim i detajuar i dhomës aq të rregullt të vogëlushit, rregullsia e së cilës do të prishej nga prapësitë e bubit çamarok, aq i dashur për djalin e vogël.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more