Skip to main content

Posts

Të mirat e internetit

O rob i Allahut interneti ose është argument për ne o se kundër nesh ditën e gjykimit. Interneti është dhunti nga Allahu andaj shfrytezoj dobitë dhe të mirat e tij. Prej të mirave të tij: 1- Mund ti thërrasish njerëzit në rrugën e Allahut 2- Ti nxitësh njerëzit në ndihmë ndaj të varfërve 3- Mjet për të urdhëruar në të mirë dhe ndaluar nga e keqja 4- Mund te shpërndash disa tema të dobishme 5- Shpërndarjen e lajmeve dhe raporteve të ndryshme 6- Shfaqjen e aftësive personale dhe profesionale 7- Lidhja mes njerëzve të ndryshëm 8- Mjet për mbajtjen e lidhejve farefisnore me anë të emaileve 9- Mjet për ankesa dhe sygjerime 10- Njohja me kulturat e huaja 11- Luajtja me lojërat e lejuara 12- Mjet për të fituar shpërblime me anë të punëve të mira 13- Lehtësim për të arritur deri tek informata 14- Mësimi dhe shkëmbimi i dijeve Pershtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Interneti ka deme , ke kujdes nga ato:

1- Mjet për bartjen e të keqiave 2- Ndihmon në veprimin e mëkateve 3- Lehtëson shikimin e videove dhe revistave të ndyta 4- Mëson artin e krimeve, rrugët e saja dhe shoqërine e keqe 5- Humbja e kohës në atë që nuk është e dobishme 6- Mshefja pas emrave të ndryshëm 7- Sulmi ndaj fesë, personaliteteve dhe nderit me lehtësi 8- Ndejat e vona, neglizhenca në punë dhe në obligime familjare etj 9- Mjet për të fituar pasuri të ndaluar tek disa persona 10- Lehtesia e shpërndarjes së viruseve 11- Mjet për përhapjen e lajmeve të rrejshme Perktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

"Gruaja është si këpuca"

Një njeri i urtë ishte ulur me disa burra, ndërkohë që, njëri nga të pranishmit hapi temën e martesës dhe grave, ku njëri prej tyre tha: “Gruaja është si këpuca; mund ta mbathë burri dhe ta ndërroj atë kur të dojë, derisa ta gjej numrin e përshtatshëm për vete.” Të pranishmit shikuan në drejtim të njeriut të mençur dhe e pyetën: “Çfarë mendon ti për këto fjalë?” Ai u përgjigj: “Ajo që thotë vëllau është plotësisht e vërtetë, gruaja është si këpuca tek ai që e konsideron veten si këmbë, ndërsa ajo është si kurora tek ai që e konsideron veten si udhëheqës.” Andaj, mos e qortoni folësin, por shikoni si e shikon veten. Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

PLANIN E TË ARDHMES, REALIZOJE SOT

Ke kujdes nga: “do ta bëjë”! Do të pendohem. Do të falem pasi ta mbaroj punën, studimet, etj. Do ta mësoj Kur’anin. Do ta vendosi shaminë. Do të fali namaz nate. Do të agjëroj. Do të jap sadaka. Do të kujdesem për prindërit. Veç ka mbaruar jeta yte. Vdiqe pa e bërë atë qe the se “do ta bëjë”. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Shqetësimi pjesor sjellë dëme tërësore

Me të drejtë qytetarët shqiptar kanë ngritur shqetësimin për mundësinë e çmontimit të armëve kimike siriane në Shqipëri. Ndërsa unë përskaj këtij shqetësimi dua t’i pyes diçka tjetër këta qytetar. Nuk ju duket juve armë kimike, mbase edhe atomike: lakuriqësia gjithnjë në rritje, duke u kuptuar si diçka qytetëruese dhe normale; kryerja e marrëdhënieve seksuale në rrugë; shpeshtimi dhe sheshimi i shtëpive publike të mbuluara me gëzof të ndonjë restorani normal; ardhja e një kryeministri në qeveri që ka një të kaluar të zymtë morale; vrasjet e shpeshta ndërmjet vetë familjarëve; mediat pornografike; mediat indoktrinuese të një kulture të huaj të shkërmoqur; korrupsioni galopant; shpeshtimi i akuzave e shpifjeve ndaj njëri-tjetrit dhe shumë e shumë dukuri të tjera, të cilët më sigurt se sa një bombë atomike do ta shkatërrojnë një shoqëri të tërë?! Burimi: Iljasa Salihu

A mund të flitet për një diktaturë ndërkombëtare?

Sa të habitshëm që jemi ne shqiptarët! Pasi mbërritëm t'i themi JO armëve siriane në Shqipëri, tani kemi filluar të mërzitemi për përfitimin financiar dhe politik që mund t'i kishim prej Amerikës nëse vetëm do t'i thoshim PO bashkëpunimit amerikan. Madje shoh edhe shqetësime se Amerika do t'ia bën ndonjë kurth kësaj qeveria, ngase ajo nuk qenka mësuar t'i thotë JO askush. Nuk e di se përse kemi kaq shumë frikë t'i themi JO atyre që hiqen si flamurtar të lirive njerëzore. Mbaj mend që një profesor ose profesoreshë në UEJL e kishte kritikuar haptas në gazetë një të huaj që vepronte në UEJL, ku të nesërmen ai ose ajo ishte dëbuar prej pune. Nuk është e habitshme që edhe Ramës t'i shkruhet një këngë e tillë, packa se nuk ishte Rama ai që i tha JO atij helmimi, por ishte vetë populli! Iljasa Salihu  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more