Skip to main content

Posts

VALLË… KUSH MUND T’I BLEJË LOTËT E SYVE TË TU?

Ferkad bin Subhiu thotë: Na ka arritur se të gjitha punët peshohen pos lotëve që dalin prej robit të Allahut nga frika e Tij. Ato nuk mund të peshohen e as të maten, njëherit ato shuajnë dete me zjarre! A e ke parë madhështinë e lotit, i cili rrjedh atëherë kur ti përmend Allahun, dhe kur i lutesh Atij në mes të natës? Dil në treg dhe shfaqi lotët e tu, shiko se a do të ketë dikush që t’i blejë ato? Këto lotë që shuajnë dete me zjarre në Ditën e Gjykimit, e që tek njerëzit nuk kanë asnjë çmim, porse tek Allahu janë madhështore! Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Dy sy nuk i kap zjarri kurrë: Syrin që qan prej frikës së Allahut dhe syri që qëndron për të ruajtur në rrugën e Allahut!” Vallë, a ke qarë ndonjëherë nga dashuria dhe përmallimi për Allahun? A ke qarë nga frika prej Allahut? A ke qarë si falënderues për Allahun, për të mirat që t’i ka dhuruar? Nëse nuk e ke bërë asnjëherë Allahu të ngushëlloftë dhe të mëshiroftë... Me të vërtetë, nëse s’ke qarë asnjëherë, ke

Kopjojnë njëri tjetrin në krime

Pasi që ushtria e Egjiptit vrau popullin e vet dhe gjeti përkrahje të heshtur nga bota, kjo edhe më shumë e stimuloi kriminelin Esed që të përdorë edhe armë kimike kundër popullit të shtetit ku ai sundonte. Por ata harrojnë se: وَلا يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا أَنَّمَا نُمْلِي لَهُمْ خَيْرٌ لأَنْفُسِهِمْ إِنَّمَا نُمْلِي لَهُمْ لِيَزْدَادُوا إِثْماً وَلَهُمْ عَذَابٌ مُهِينٌ (178) آل عمران "Të mos mendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues". (Ali Imran: 178). لا يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا سَبَقُوا إِنَّهُمْ لا يُعْجِزُونَ (59) الأنفال "Dhe ata që mohuan, mos të mendojnë kurrsesi se shpëtuan, (se na ikën). Ata nuk mund ta bëjnë të paaftë Atë (Zotin) që i ndjek". (El-Enfal: 59). وَلا تَحْسَبَنَّ اللَّهَ غَافِلاً عَمَّا يَعْمَلُ الظَّالِمُونَ إِنَّمَا يُؤَخِّرُهُمْ لِيَوْمٍ تَشْخَصُ فِيهِ الأَبْصَارُ (42) ابراهيم "

Poezia ''Festa e Flamurit'' nga Ersilja Çeli

Festa e Flamurit Vlorë, moj, e bukura Vlorë, U ngrit flamuri Tek ti Më njëzetetetë Nëntor. Ky nëntor i bukur, Nëntor plot shpresa, Nëntori i lirisë, Nëntori i Pavarësisë. Nga duararta Marigon Flamuri u qëndis, Për t’u treguar shqiptarëve Ditën e bukur të lirisë. Flamuri i shqipes Valëvitet krenar, Si gjaku i kuq I dëshmorëve tanë. Ismail Qemali Ngriti flamurin në Vlorë, “Liria është e shqiptarëve, Shqipëria do të rrojë”! Poezi, Vjersha, Poezi per flamurin, Vjersha per flamurin, 

Poezia ''Zogu i vogël'' nga Ersilja Çeli

Zogu i vogël Një zog i vogël Ndaloi në dritare, Qe sa një gogël, S’kish ngrënë fare. Me sqepin e tij Në xham  trokiti Dhe mua shumë Ai  më çuditi! Hapa dritaren Të shoh se ç’ka, Vështrimi i tij Më thosh “dua të ha”. I hodha thërrime, Dhe e ledhatova, Nga zemra e tij e vogël Shumë urime mora. Thellë në shpirt ndjeva Një lumturi të madhe Për zogun e vogël, Që ushqeva në dritare. Me shumë dashuri Zogu më shikoi, Hapi krahët e vegjël, Në qiell fluturoi. Poezi, Vjersha, Poezi per zogun, Vjersha per zogun, 

Poezia ''Shoqes sime'' nga Ersilja Çeli

Shoqes sime Për shoqen time Kam shumë mall, Çdo kujtim në mendje Më vjen si përrallë. Flokët i kish bjond, Sy të bukur e të zi, Fytyrën rrumbullake, Buzët si qershi. Jona e kish emrin, Si deti i kaltër Jon, Shoqja jote Ersilja Gjithmonë të kujton. Vitet kanë kaluar, U bë kohë që nuk e shikoj, Lodrat që bënim bashkë Asnjëherë nuk i harroj. Por një ditë të bukur Dera kish trokitur, Ishte vërtet Jona, Erdhi krejt papritur. Plot gëzim u mbushëm, Me mall u përqafuam, Miqësinë e vjetër, Kurrë s’e harruam. Poezi, Vjersha, Poezi per shoqen, Vjersha per shoqen, 

Poezia ''Ëndërrat e fëmijëve'' nga Ersilja Çeli

Ëndërrat e fëmijëve Ëndërrat në jetë, Ëndërrat në gjumë, Ëndërrat e fëmijëve Të bukura shumë. Eh, sa shumë ëndërra Janë në kokën tonë, Ëndërrat e fëmijëve Mendjen na pushtojnë. Secili nga ne Ëndërron për jetën, Vallë na tregojnë Ëndërrat të vërtetën? Të gjithë fëmijëve Unë u uroj Ëndërrat e tyre T’i realizojnë

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more