Skip to main content

Posts

Poezia ''Leprushi i zgjuar'' nga Ersilja Çeli

Leprushi i zgjuar Leprushi i vogël Në kopsht kishte ardhë, Të hante karrota E lakër të bardhë. Me gëzim të madh Këndonte, vallzonte, Por dhelpra dinake Aty e përgjonte. Dhelpra iu afrua, E mori me të mirë: - Leprush, të jap unë Për të ngrënë e për të pirë. Leprushi i vogël Na ishte i zgjuar, Porositë e mamit Nuk i kish harruar. Vrapoi porsi era, Nga kopshti u largua, Dheplrës dinake Kurrë nuk iu afrua. Poezia, Poezi per lepurushin, Vjersha per lepurushin

Poezia ''Lypsari'' nga Ersilja Çeli

Lypsari Çdo ditë në rrugë, Ulur në trotuar, Shoh një vogëlush, Shoh një lypsar. Zgjat duart e tij Dhe kërkon lëmoshë, Me sytë e përlotur Dhe me barkun bosh. Është gjysmë zhveshur, Ulur mbi karton, Dielli mbi kokë, Djersa i kullon. Mendja e tij e vogël Ëndërron si çdo fëmijë, Të shkojë në shkollë, Si unë e si ti. Është zhytur vogëlushi, Në skamje, mjerim, Mezi belbëzon: - Zot, më jep shpëtim! Poezi, Poezi per lypsarin, Vjersha per lypsarin

Poezia ''Baleti'' nga Ersilja Çeli

Baleti Baleti është Pasioni im, E kam filluar Me shumë gëzim. Orën e baletit Mezi e pres, Aty gjithçka më ngroh, Aty gjithçka më ndez. E veshur si mjelmë Nis e vallëzoj, Në mes të skenës, Sikur fluturoj. Emocioni më pushton, Për të bukurin art, Dëshira më shtohet Për lart e më lart. Në të ardhmen të bëhem Balerinë me famë, Në skenat e botës Të kërcej anembanë. Poezi, Poezi per baletin,Vjersha per baletin, Baleti, 

Poezia ''Çobani'' nga Ersilja Çeli

Çobani Në një pyll diku mbi fshat Një çoban kulloste dhitë, Seç iu shkrep në kokë një çast Që të mblidhte njerëzinë. - Ndihmë, ju lutem, Ndihmë kërkoj, Ujku dhitë M’i kafshoi! Vrapojnë burra, Vrapojnë gra Të shikojnë Se çfarë ka. - Ç’ke çoban? - pyet njerëzia, - Ç’të pësoi bagëtia? Qesh çobani ha, ha, ha! - Hiç, asgjë, bëra shaka! Por një plak kur e dëgjon, Rëndë çobanin e qorton: - Po u talle me të tjerë, Turpin do ta kesh në derë!

Poezia ''Tekanjozi'' nga Ersilja Çeli

Tekanjozi Në pallatin aty pranë Ka dhe çuna llafazanë, Por ndër ta dallohet Bani, Tekanjozi, qaramani. - Dua lodra, dua top, Dua kasetë me hip-hop, Biçikletën ta shaloj, Gjithë shokëve t’ua kaloj! Përplas Bani këmbët fort Edhe nis e qan me lot: - Ëëë dhe uiii! I dua të gjitha tani! - Ku t’i gjej, i thotë babai, - S’kam t’i blej, i thotë mamaja, Ndizet sherri, shtohet vaji, Sikur po bëhet hataja! Ngrihet gjyshi, inatosur, Dy fjalë Banit po i thotë: - Lëri nazet, fshiji lotët Dhe shko e luaj me shokët! Fëmijët janë njësoj, Në shtëpi, në shkollë e lojë, Mos e hap gojën si furrë, Mburravec mos u bëj kurrë!

Poezia ''Tirana kryeqytet'' nga Ersilja Çeli

Tirana kryeqytet Tiranë e bukur, Tiranë plot jetë, Tiranë e re, Tirana ime! Tek ti u linda, Po rritem, Po edukohem E shkollohem. Jam e lumturuar Për kryeqytetin tim, Të rritur, zbukuruar Si në Perëndim. Tiranën e adhurojmë, Vendin ku kam lerë. Më lart do ta çojmë, Krenare përherë!

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more