Skip to main content

Posts

O Zoti im, më ruaj prej dënimit Tënd

Pejgamberi sal-lAllahu alejhis ve selam kur dëshironte të flejë e vente dorën e tij të djathtë nën faqe dhe thoshte: All-llahumme kini ّadhabeke jevme teb`athu ّibadeke (3 herë). O Zoti im, më ruaj prej dënimit Tënd, ditën kur do t`i ringjallësh robërit Tu. (Ebu Davudi 4/311 "Sahih Et-Tirmidhi" 3/143

Në fytyrën e një mikut tim vëreheshin gjurmë të zemërimit

Avni Tafili Në fytyrën e një mikut tim vëreheshin gjurmë të zemërimit. Dhe e pyeta se ç'kishte. E kishte zemëruar njeriu, që s'kishte pranuar se pa dituri s'ka përparim. Pastaj ia përkujtova se, disa njerëz, të cilët për arsye të ndryshme, kundërshtojnë argumentin. Aq kundërshtarë të rreptë janë, sa sikur t'u thuash edhe dy plus dy bëjnë katër, do të thoshin:-Jo, s'bëjnë katër. Do ta bindje? Buzëqeshi. E pra, ky lloj njerëzish s'ka nevojë për argumente, por për dritën e udhëzimit dhe zbutjen e zemrës.

Secili bir i Ademit është gabimtar

Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, të thotë: “Secili bir i Ademit është gabimtar, mirëpo gabimtari më i mirë është ai që pendohet." Transmeton Tirmidhiu dhe ibn Maxhe

Bindja në caktimin e Zotit

Bindja në caktimin e Zotit, tejkalon çdo vështirësi, Dhe e kaluara nuk kthehet. Çka shkoi, shkoi. Duhet kthyer shikimin drejt së nesërmes. Njeriu ka forcë ta ndryshojë të kaluarën, nëse ndryshon të tanishmen ! E kaluara me pendim e kthim, ndërsa e tanishmja me përmirësim. Zoti lehtëson, Ata që i mbështeten planit dhe caktimit të Tij.   Avni Tafili

BABAI IM, PSE NUK E FAL NAMAZIN E SABAHUT?!

Një ditë nga ditët mësuesi gjatë orës së mësimit filloi të flet për namazin, e në veçanti për vlerën dhe rëndësinë e namazit të sabahut. Fjalimi i mësuesit ishte shumë prekës dhe ishte një mesazh i rëndësishëm për çunat që i mësonte të klasës së tretë të shkollës fillore. Në mesin e atyre çunave gjendej një çun, i cili u ndikua shumë nga fjalimi i mësuesit të tij. Ai më herët asnjëherë nuk e kishte falur namazin e sabahut, as ai e as familja e tij!! Kur u kthye në shtëpi, filloi të mendon për të nesërmen, se si të zgjohet për namazin e sabahut!? Mendoi, mendoi dhe në fund nuk gjeti asnjë zgjidhje tjetër, përveç se tanë natën të mos flenë dhe ta pret kohën e namazit të sabahut! Dhe me të vërtet, e realizoi atë që e mendoi!! Kur e dëgjoi ezanin, doli nga shtëpia dhe u nis drejt xhamisë për ta falur namazin e sabahut, mirëpo rrugës i doli një problem?! Xhamia ishte shumë larg dhe frikohej të shkon i vetëm. Nga mërzia filloi të qan dhe u ul para dere, kur në ato momente

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more