Skleroza Multiple është sëmundje demielinizuese. Kjo sëmundje autoimune prek zakonisht moshat e reja. Simptomat e zakonshme janë çrregullimet e të parit(ku përfshihet edhe verbëria), probleme të kontrollit të muskujve(dobësi, ngathtësi) dhe urinimi i pavullnetshëm. Në këtë sëmundje , shtresa e mielinës në SNQ shkatërrohet gradualisht dhe shndërrohet në disa shtresa jofunksionale që quhen shtresa sklerotike. Humbja e mielinës prodhon qarqe të shkurtra midis neuroneve fqinje, aq sa nyjet pasardhëse stimulohen gjithmonë e më ngadalë, derisa përçimi, në një periudhë të caktuar të ecurisë së sëmundjes, ndërpritet tërësisht. Sidoqoftë vetë aksonet nuk dëmtohen dhe në fijet e demielinizuara shfaqen spontanisht kanale të natriumit. Kjo mund të shpjegojë edhe ecurinë me acarime dhe përmirësime të përkohshme të sëmundjes. Lexo më shumë: Skleroza Multiple Shih edhe: Si diagnostikohet skleroza multiple ? Cilat janë katër format e sklerozës multiple ? Çka
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,