Nazmi Rrahmani Nazmi Rrahmani lindi më 1941 në fshatin Ballofc të Podujevës. Shkollën fillore e mbaroi në Podujevë, gjimnazin dhe studimet universitare (Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqiptare) i kreu në Prishtinë. Ka punuar si redaktor në revistën letrare “Jeta e re” dhe në redaksinë e botimeve të “Rilindjes”. Njihet si romancier dhe përkthyes i letërsisë. Ka botuar këto vepra “ Malësorja ”, “Tymi i votrës së fikun”, “Toka e përgjakur”, “Pas vdekjes” dhe “ Rruga e shtëpisë sime ”. Veprat e Nazmi Rrahmanit janë bërë shumë popullore dhe janë ribotuar shumë herë. Dallohet si shkrimtar që përshkruan vuajtjet jetësore dhe mjedisin e fshatit kosovar.
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,