Albatrosi Albatrosi - Sharl Bodler Marinarët shpesh herë sa për shaka Gjuajnë albatrosa, këto shpezë të mëdha, Bashkudhëtarë të plogshtë që fluturojnë mbi det Mbi anijen që sipër greminave të njelmta shket. Porsa t’i vendosin në dërrasa, të mundur Këta mbretër t’kaltrisë të ngathët e t’përunjur, Të ndjellin mëshirë me ata krahë mbërthyer, Të mëdhenj e të bardhë si rrema të thyer. Ky udhëtar krahgjatë, sa i pagjalleri! I bukur ka qenë, tani gaz i botës, shëmti! Njëri ia ngacmon sqepin me çibuk , Tjetri e imiton, e përqesh, e ç’nuk! Poeti i ngjan këtij princi të reve, S’e tremb dot stuhia as qitesi i shpezëve ! Syrgjyn në tokë , në bisht t’shpotisë ngeci Krahët e tij viganë e pengojnë të eci. Koment për poezinë Albatrosi - Sharl Bodler “ Albatrosi ” është ndër poezitë më të bukura të Bodlerit , në të cilën vihet një paralele midis albatrosit siç e quan poeti , mbretit të kaltërisë apo princit të reve, dhe poetit . Del se edh
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,