Fabula apo përrallëza - Vezë të arta Një grua kishte një pulë që bënte çdo mëngjes nga një vezë të artë.Kur merrte çdo mëngjes vezën e artë,gruaja e përkëdhelte pulën me një lumë fjalësh të bukura.Pula gëzohej shumë e nuk kërkonte shpërblim tjetër veç asaj ngrohtësie dhe mirënjohjeje.Por kaluan ditë dhe gruaja,filloi të ëndërronte të bëhej e pasur.Mendonte që duke shitur vezët e arta të ngrinte vila e pallate e të jetonte si në oborret mbretërore.Kur futej në kotec nuk e përkëdhelte më pulën me dashuri si dikur,por e qortonte që nuk i jepte dy apo më shumë vezë në ditë.Meqë kërkonte të pasurohej brenda një kohe shumë të shpejtë,gruaja vendosi ta therte pulën dhe të merrte të gjitha vezët e arta që ajo kishte në trupin e saj.E zuri pulën nga krahët dhe i këputi kokën.Në trupin e pulës nuk kishte asnjë vezë të artë.Gruaja zuri kokën me duar.Ishte treguar e pangopur dhe nga grykësia kishte humbur vezët e arta që pula ia dhuronte,me bujari çdo ditë. c
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,