Hipertensioni ose shtypja e lartë e gjakut është një sëmundje në të cilën shtypja e gjakut ka nivele të larta dhe permanente mbi arterjet. Dihet se presioni arterial nuk është konstant dhe në periudha të ndryshme gjatë ditës ndryshon nga vlerat më të larta gjatë sistolës në vlerat më të ulëta gjatë diastolës së zemrës. Nëse këto vlera i tejkalojnë kufijtë e përcaktuar për presionin ose shtypjen normale atëherë flasim për presion të lartë të gjakut ose hipertension. Sipas kritereve të përcaktuara nga OBSh (Organizata botërore e shëndetësisë) vlerat normale të presionit arterial sistolik janë rreth 140 mmHg ndërsa presioni diastolik duhet ti ketë vlerat rreth 90 mmHg. Diagnostikimi i hipertensionit është i komplikuar sepse ai varet edhe nga gjendja psikike e pacientit dhe ka vlera të ndryshueshme gjatë ditës. Shpesh shkaku i tij nuk është i përcaktueshëm dhe atëherë bëhet fjalë për hipertension esencial dhe mund të shfaqet edhe nga ndonjë defekt ose infeksion i ndonj
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,