Vargu i tij orientohet drejt simbolit e alegorisë. Poezia e tij është poezi lirike e frymëzuar nga problemi i ekzistencës së popullit shqiptar, e lidhur thellësisht me fatin historik e politik të njeriut shqiptar. Përpunon tri fusha tematike, të cilat i përgjigjen tre faktorëve: dy janë të jashtëm-të huajtë (njëri është fqiu pushtues, i cili me vete sjell dhunë; kurse tjetri është i trupëzuar në indiferencën dhe dyfytyrësinë e Evropës plakë) dhe një i brendshëm (që janë puthadorët, gjarpërinjtë, kameleonët, minjtë, ushujzat e larot e tyre, të cilët për një rrotë veture-thotë poeti,shesin fatin e kombit.). Përballë të këtyre tri kategorive të së keqes Ali Podrimja vendos qëndresën heroike shqiptare. Në veprimtarinë e tij dallohen tri faza krijuese: nismëtare, të formimit e të kalitjes dhe fazën e pjekurisë artistike. I. Thirrje, Shamijat e përshëndetjeve, Dhimbë e bukur. Në këto vëllime autori është i magjepsur nga e kaluara historike e kombit. Preken edhe probleme si: mërgimi politik
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,