Shkruar nga: Engjëll KOLIQI Si çdo popull, edhe ne kemi kremten tonë kombëtare. Bile mund të themi se Dita Jonë e Madhe – 28 Nëntor i, është diçka më shumë se një kremte kombëtare, siç e kam thënë, jorastësisht, edhe në titull «DITA E SHENJTË ARBËRORE». Dikush që nuk e njeh mirë historinë tonë kombëtare, mund të pyes: pse?! Përgjigja është e shkurtër dhe shumë e qartë: sepse të mirat e rralla, kombit tonë të shumëvuajtur, por gjithmonë krenar, i kanë ardhur mu në këtë ditë. 28 Nëntori i parë arbëror ishte ai i vitit 1443, kur Kryeheroi Ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me Shqiponjën Dykrenore dhe me yllin gjashtëcepësh në mes dy krenash, në Kalanë e Krujës, ku valoi plot 25 vjet. Gjergji, deri në vdekje luftoi me atë flamur në dorë dhe kurrë nuk diti për humbje. Ai flamur valoi i pamposhtur në Kalanë e Krujës dhe në kulla e kala të tjera arbërore, për 25 vjet, sa Kryeheroi Ynë udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë. Pas
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,