DORË f. 1. Secila nga dy gjymtyrët e sipërme të njeriut, që nga supi e deri te gishtat; pjesa e fundit e këtyre gjymtyrëve që nga kyçi, e cila ka pëllëmbën e pesë gishtat dhe shërben për të prekur, për të kapur, për të marrë sendet, për të bërë punë e veprime të tjera. Dora e djathtë (e majtë). Me duar të mëdha (të vogla, të holla, të trasha, të gjata, të bardha). Me duar të forta (të shkathëta). Me duar të mbledhura grusht. Me duar të lidhura. Me dorë të lirë pa tendosur muskujt e dorës, lirshëm. Me duart plot. Duart lart! urdhër për t'u dorëzuar. Dorë burri dorë e fuqishme. Gishtat e dorës. Pëllëmba (shuplaka) e dorës. Shpina e dorës. Kurrizi i dorës. Qafa e dorës. Kyçi i dorës. Kockat e dorës. Tund (ngre, ul, shtrin, hap, mbyll) dorën. Lau (fshiu, thau, ngrohu, fërkoi) duart. Përplas duart. Shtrin (kryqëzon) duart. Ngre (çon) duart lart. I shtrëngon dorën dikujt. I puth dorën (duart). I përdredh dorën. I lidh (i zgjidh) duart. I dha (i zgjati) dorën dikujt.
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,