Çka është inflamacioni apo pezmatimi ? Inflamacioni (Inflamatio) është njëra nga përgjigjet më të shpeshta dhe më të dukshme të organizmit ndaj veprimit të faktorëve të ndryshëm etiologjikë . Ky është një reaksion i indit të gjallë ndaj dëmtimit dhe përfshin një varg ndryshimesh në enët e gjakut, në gjak dhe në indin lidhor. Që të gjitha këto ndryshime, kanë për qëllim eliminimin e faktorit të dëmshëm dhe shërimin e indit të dëmtuar. Përshkruhen pesë shenjat kryesore të inflamacionit : skuqja (rubor), ënjtja (tumor), temperatura e lartë (calor,) dhembja (dolor) dhe rënia e funksionit (functio laesa). Këto shenja janë shumë më të dukshme në inflamacionin akut të lëkurës dhe mukozave. Si shembull i reaksionit inflamator, mund të merret angina apo inflamacioni i grykës, ku vërehet të skuqurit e mukozës së grykës (rubor), gjëndrat limfatike të zmadhuara dhe ëntje e indit përreth (tumor), gëlltitja e vështirësuar (functio laesa) për shkak të dhembjeve p
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,