RAMAZANI NË GRENLANDË - Muslimani i vetëm në ishull që agjëron për 21 orë Wassam Azaqeer, një libanez, i cili jeton në vendin e rrethuar me ajsbergë, të quajtur Grenlandë, është muslimani i vetëm në këtë shtet. Ai agjëron çdo ditë për 21 orë me vendosmëri. Grenlanda është ishulli më i madh në botë; shtrihet mes Atlantikut të Veriut dhe Oqeantit Arktik, një provincë vetë-qeverisëse e Danimarkës. Sipas një raporti të një televizioni Arab, Wasam Azaqeer, i cili po jeton në Grenlandë për disa vite, është quajtur “Kolombi Arab”. Ai është arabi i vetëm musliman, i cili jo vetëm që ia doli të jetonte në Grenlandë, pavarësisht udhëtimit të gjatë e të lodhshëm, por gjithashtu drejton një biznes të suksesshëm në kryeqytetin e Grenlandës, të quajtur Nuuk. Wassam po menaxhon restorantin e tij, ku mikpret 200 klientë çdo ditë. Muaji i Ramazanit këtë vit qëlloi në verë, kështu që Wassam duhet të agjërojë për 21 orë dhe pas iftarit ai ka vetëm dy orë për të përgatitur syfyrin,