Një xhirim i kamerave të sigurisë në një dyqan në Gilford në New Hampshire (SHBA), ka luhatur edhe qëndrimin e skeptikëve më të mëdhenj për ekzistimin e fantazmave. Në videon e publikuar në internet shihet një enë xhami duke “u shtyrë” nga tavolina, duke rënë poshtë dhe duke u thyer. Ena e qelqtë “rrëzohet” menjëherë pasi punëtorja Heidi Boyd largohet. Ajo kthehet për të parë se çfarë po ndodh dhe vëren se “diçka” e ka thyer enën. Pronari Steve Buzzota u ka thënë mediave se edhe në të kaluarën punëtorët dhe klientët kanë ndier praninë e fantazmave, madje kanë ndier se “dikush i ka shtyrë pas shpatullave”. Sido që të jetë, shikojeni videon dhe ju takon juve të besoni apo jo në ekzistimin e fantazmave.
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,