Romani ,, Era dhe Lisi '', për nga angazhimi është në vazhdën e romaneve të këtij shkrimtari, por tani Sinan Hasani ndalet te koha e deformimeve shoqërore, e cila përfundoi dhe u gjykua në Plenumin e Brioneve. Nga porosia e veprës dhe simbolika e saj kuptojmë se deformimet qenë një erë e fortë, që deshi të shkulë dhe të rrënojë edhe lisa të qëndrueshëm. Por, era si çdo erë është kalimtare, prandaj edhe lisat mbesin lisa, përkundër asaj force qëllimkeqe. Era është ajo erë e deformimeve, që u gjykua nga komunistët, ndërsa Lisi, një individ — luftëtar i dyzetenjëshes, si Ramë Ahishta, të cilit iu hapën shumë dosje. Pra, rreth këtyre raporteve sillet romani i Sinan Hasanit dhe vihet përherë në ndeshje të vazhdueshme, herë-herë jo edhe të barabartë dhe me mjete të njëjta, në të cilën, me në fund fitojnë forcat e reja progresive shoqërore. Përmes një retrospeksioni të qëlluar hedhemi në jetën e Lisit — Ramë Ahishtës, një revolucionar i pakompromis, i cili nuk kursen asgjë
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,