E përditshmja britanike, “The Telegraph” ka publikuar një listë me titujt e 15 romaneve më të mira evropiane. E përditshmja britanike, “The Telegraph” ka publikuar një listë me tituj romanesh evropianë, që sipas saj, janë më të mirët. Fillimisht, kjo e përditshme kishe publikuar një listë anglosaksone me romanet më të mira të Amerikës Veriore dhe një listë tjetër me tituj britanik e irlandez. Pas kësaj, është publikuar edhe një listë tjetër me romanet më të mirë të Amerikës Jugore të cilat kanë pushtuar botën. Ndërsa lista e fundit përbëhet nga tituj romanesh evropianë dhe rus. Sipas “The Telegraph” 15 romanet më të mira evropiane dhe ruse janë këto: 1. “Procesi” (1925) – Franc Kafka, 2. “If This Is a Man” (Nëse ky është njeri) (1947) - Primo Levi, 3. ” Life A User's Manual” (Jeta: Udhëzime për përdorim) (1978) - Georges Perec, 4. “Don Kishoti i Mançës” (1605, 1615) - Miguel de Servantes, 5. “Confessions” (Rrëfimi) (1782) - Jean-Jacques Rousseau
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,