Bedri Dedja lindi në Korçë, në vitin 1930 dhe vdiq në Tiranë në vitin 2004. Ai studioi në Moskë, ku më 1953, mori diplomën e arsimit të lartë në dy degë paralele: të psikologjisë dhe të pedagogjisë, si dhe të letërsisë për fëmijë. Ka punuar dyzet vjet si pedagog i psikologjisë në shkollat e larta. Për punën e tij shkencore i është dhënë titulli “Profesor” dhe “Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë”. Krijimtaria e tij për fëmijë është shumë e pasur. Disa nga veprat e tij janë: “Kalamajtë e pallatit tim” (roman në dy vëllime), “Artan Burizani dhe çeta e tij” (poema), “Gjashtë poema për kallaj”, “Beni shkon në malësi me familje e shtëpi”,përmbledhjet poetike “Garda partizane”, “Poezi të zgjedhura për fëmijë”, “Republika e 1100 çudirave”, “Përralla zvicerane” etj. Bedri Dedja ku lindi,kur lindi Bedri Dedja,Jeta Bedri Dedja,Bedri Dedja Veprat,kur vdiq Bedri Dedja,ku vdiq Bedri Dedja
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,