O All-llah i madhëruar Këtë muaj e shenjtëruat, Këtë muaj e bekuat Kur'an-in shpjegues, Mëshirues, shqarues, Vulës së profetëve Ja shpallët, ja zbuluat… O All-llah i madhëruar Këtë muaj të bekuar E caktuat për të agjëruar, Për ta shtuar adhurimin Për ta fituar shpërblimin… O All-llah i madhëruar Dyert e mirësisë Dyert e begatisë I keni hapur Në këtë muaj Për shërbestarët Tuaj… O All-llah i madhëruar Në këtë muaj të bekuar Të lutëm më dhuroni: Një gjuhë që të përmend, Një mendje që të përkujton, Një zemër që të dashuron, Një besim të vërtetë Në të dërguarin Tënd, Të lavdëruarin: Muhammed… O All-llah i madhëruar, Emri Yt qoftë i lavdëruar, Që e bëre muajin Ramazan Udhëzues, shërues, garues, Që të fitojmë Që të shpëtojmë… Përktheu nga anglishtja: Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,