Migjeni flet - poezi nga Xhevahir Spahiu Nuk është sëmundja që ma bren mushkërinë; as brengë e dashurisë. As dhe fati. Jo, mos ma shkulni heshtën që në brinjë ma nguli koha me sa fuqi që pati. Ndodh që poetit zemra t‘i përgjaket nga një trishtim i vogël, nga një fjalë; po mua sot tullumbat e vocërrakve kanë hapur gojën dhe po më hanë të gjallë. Një plumb i verdhë tejpërtej më mori: ah, s‘ishte plumb! Ishte një kokërr misri; nga thesi i grisur i ra një malësori dhe era s‘di në ç‘barqe e gremisi. Nga ky mjerim dhe gurët do të qanin, s‘mund të mos çahej zemra si me plor, këndoni për mustaqet e sovranit, poetë të oborrit mbretëror. Kur gishti nis t‘i hakërrohet zotit më lind një shpresë… Dridhuni, tiranë! Ma shkulni, shokë, atë shigjetë prej gjoksit me të u bini atyre që më ranë! poezi per migjenin, Xhevahir Spahiu, Migjeni poezi, poezi shqipe, poezia shqipe
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,