Jeta e Gaspër Palit nuk qe thjesht një ekzistencë, por në radhë të parë një esencë. U lind në Shkodër, në një shtëpi dy katesh të lagjes Serreq, me 14 gusht 1916, kur në të gjitha pemët ndihej muzika e gjinkallave. Kur foshnja bënte rrugën e parë nga materniteti, nëpër kalldrëme trokiste djegaguri . . . Nëna, Luçia – shtëpiake, ishte bijë e familjes Daberdaku. Babai Kola – çikërrimtar në rrënim e sipër, punonte në pazarin e Shkodrës. Bashkëshortët nxorrën në dritë plot 11 fëmijë, të fundmin Gasprin. Emri qe i përsëritur, mbasi vëllai i madh, që vdiq rreth të njëzetave quhej po ashtu. I lindur më tepër në një komunitet, se sa në një familje, Gaspri u rrit me ndjenjën e respektit ndaj të tjerëve dhe me atë të përkujdesjes së të tjerëve ndaj tij. Babai qytetar, ndonëse kishte për të ushqyer një ekip fëmijësh, u dha që të gjithëve arsim në vend e dy prej tyre (Zefit dhe Gasprit) edhe dije të thella në shkollimin e lartë jashtë shtetit.
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,