Zot! Sot Jam, Kam, Shoh, Njoh, Rronj, Shkonj; Kam gas Dhe flas E them Të kem Ditë, Dritë, Jetë, Vetë, Ah, dua, Që thua, Të mos vdes, Po të mbes Përjetë Të ketë Shpirti im Pa mundim Shëndenë Të jenë Me mua Sa dua. Sonte jam gjall', E jam mirë, Po kam dhe mall E dëshirë, Zot i vërtetë I gjithësisë! Të rronj përjetë Ndaj njerëzisë! Ti ke në dorë, Çdo gjë që të duash; Nukë je i gjorë, Arrin që të thuash; Pa bëhenë gjithë ç'dua, Po të më dëgjosh mua, Le të bëhetë thua, Dhe gjithë janë bërë! Atë që thua ti vetë, Zot i math e i vërtetë! Ajo bënetë në jetë, Edhe mbaronet' e tërë! Ti epi jetë njerëzisë, Shto e beko dhe bagëtinë, Se ti je Zot' i gjithësisë, Në dorëz' e ke mirësinë Njerëzis' epi jetë të gjatë, Mundimet fare nga jeta ngreji, Djepinë shkret' e lugënë thatë Mos e shih kurrë, po mbushur leri. Fal Dhe ep Gjithë ç'ke Nga të mirat, E të pështirat Hidhi këtje, A vari më ndonjë grep, A mbuloji më ndonjë mal, E lërë vetëm mirësitë, Fal edhe dritë e je
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,