Elefanti që shkoi nëqytet Elefanti i vogël sherret, U nis për vizitë në qytet, Si pa që nuk kishte shokë, U shtri i mërzitur në tokë. U çua përsëri në këmbë, Të shkonte në dhomën që kish zënë. Ia mbërriti shëndosh e mire, Për ushqim: një vezë të grirë! Nga inati e hodhi në kosh, I uritur , me barkun bosh! Më pas shkoi në shtrat, Që s’i nxënte as feçkën e gjatë. Dyshekët të mbushur me ujë, I shqeu, i bëri rrëmujë! Kaloi ca orë i shkreti, Nuk di në fjeti a s’fjeti! Me natë, nën rrezet e hënës, U kthye në strofkën e nënës. Vjersha ime diçka do të thotë, Është një fjalë e urtë në botë, Mësojeni fjalën e artë: “Kali i huaj, të lë në baltë”. Shih edhe: Elefanti -vjershë Poezi, Poezi per elefantin,Vjersha per elefantin,
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,