Udha - Edmondo de Amiçis Sonte unë po të shikoja nga dritarja, kur ti u përplase me një grua. Shiko më mirë kur ecën në udhë, sepse edhe aty duhet të zbatosh disa rregulla. Nëse ti i mat sjelljet e tua në shtëpi, atëherë përse të mos veprosh po kështu dhe në udhë, që është shtëpia e të gjithëve! Mos harro, po ta kesh vëth në vesh, o Enrik: sa herë që të takosh një plak, një të varfër, një grua me foshnjë në duar, një të çalë me paterica, një burrë të ngarkuar, një familje të veshur me të zeza, lirojua udhën me nderim. Ne duhet të nderojmë pleqtë, të varfërit, dashurinë e nënës, të sëmurët, të munduarit, të vdekurit. Sa herë që të shohësh ndonjë njeri që rrezikohet nga një makinë, në qoftë fëmijë, largoje, në qoftë burrë, lajmëroje. Pyete fëmijën që e sheh të vetëm dhe duke qarë se ç’nevojë ka; jepja plakut shkopin që i ka rënë përdhe. Kur zihen dy fëmijë, ndaji; në qofshin burra, largohu e mos e shiko atë pamje të keqe, të vrazhdë që të fyen e të nguros zemrën. Preje fjalën e të
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,