Dy këshilla... Dy këshilla të cilat nuk dëshirova ti ruaj për vete, sepse vetja ime nuk është e përhershme. Këshilla e pare: mos lejo që dita të kalojë pa e bërë këtë lutje: " اللهم اني اعوذ بك من الهم والحزن والعجز والكسل والبخل والجبن وغلبة الدين وقهر الرجال " “O Allah! Kërkoj strehim te Ti nga brenga, mërzia, paaftësia, dembelia, koprracia, frika, të më mundin borxhet dhe të mposhtem prej burrave”. Kjo lutje, me lejen e Allahut Fisnik, Syri i të cilit aspak nuk flen, të mbron nga çdo të cilën nuk e duron shpirti yt. Këshilla e dytë: kur të ndiesh paaftësi, dështim, se je i pavlerë para ndonjë krijese, kur gabon ndaj ndonjërit që e respekton dhe në një çast nuk ke në dorë asgjë që mund të bësh dhe ndjenë paaftësi të plotë në të gjitha rastet dhe situatat, ajo që duhet ta bësh është kjo: 1. Mërzinë dhe dëshpërimin tënd luftoje me istigfar, i cili sigurisht se e sjell rrugëdaljen, duke thënë: استغفر الله العظيم الذي لا اله الا هو الحي القيوم وأتوب اليه Kërkoj falje