Humanist shqiptar i shek. XV - XVI, historian dhe pedagog shqiptar i mbiquajtur “Shkodrani”. Mërgoi nga Shkodra, vendlindja e tij pasi turqit pushtuan qytetin dhe fillimisht u vendos në Ulqin e më vonë u shpërngul në Breshia të Italisë ku vazhdoi studimet. Suksesi që pati në studimet dhe kultura e gjerë që e fitoi, tërhoqën vëmendjen e Raguzës, e cila e ftoi për të drejtuar aty “Shkollën Letrare” me cilësinë e rektorit, post të cilin e ushtroi në dy periudha. Beçikemi shërbeu si mësues edhe në Breshia, edhe në Shkollën Shqiptare të Venedikut. Më 1519 - 1526, ai u emërua pedagog në Universitetin e Padovës, në Itali. Botimet e bëra prej tij dhe leksionet e mbajtura në katedër e bënë të njohur ndër përfaqësuesit e Rilindjes Evropiane. Në qendër të veprave të tij qëndrojnë kryesisht individët, që përfaqësohen nga bashkatdhetarët e tij, të cilët përshkruhen me patos për burrërinë, guximin, vetëmohimin e tyre që treguan për mbrojtjen e lirisë. ku lindi Ma
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,