1. Çrregullim i ndjeshëm ose dëmtim i veprimtarisë së zakonshme në trupin e njeriut a në trupin e kafshëve ose te bimët, për një kohë të shkurtër a për shumë kohë; gjendje e keqe e shëndetit; kund. shëndet. Sëmundje e rëndë (e lehtë, e gjatë). Sëmundje ngjitëse (e trashëgueshme, e bashkëlindur). Sëmundje e shërueshme (e pashërueshme, vdekjeprurëse). Sëmundjet mendore (psikike). Sëmundje të brendshme. Sëmundjet profesionale. Sëmundja e detit. Sëmundjet e kockave (e lëkurës, e zemrës, e mëlçisë). Sëmundjet e fëmijërisë fruthi, lia etj. Sëmundja e hirit (e mykut, e ndryshkut) te bimët. Shenjat e sëmundjes. Ka një sëmundje. Kaloi (hoqi) një sëmundje. Ka (u shfaq, u përhap) një sëmundje. Ia ngjiti sëmundjen. Mori një sëmundje. E zuri (e mbërtheu në shtrat, e vuri poshtë) sëmundja. I ra prapa sëmundjes. 2. fig. Diçka që pengon, dëmton e prish zhvillimin e rregullt e normal të gjërave; dobësi e rëndë në jetën e brendshme të një njeriu, të një organizate, të një shoqërie etj. Sëmundja
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,