Te bregu i detit - Zef Serembe Atje nga bregu i detit shoh një valë që me oshëtimë stuhia e degdis, si një mal ujët ngrihet pa u ndalë si për të rrahur qiellin e zi pis. Dielli mbulohet, qielli është i zënë nga mjegulla që dhenë e tërë fsheh: dhe koha e keqe krejt pas krahëve le helmet dhe frikën që s’kanë të thënë. Era ra dhe tufani mbaroi, duke qeshur në qiell dielli dolli dhe natyra stoliset hare. Mëkata paqën e vjetër dërrmoi edhe neve një valë helmesh na solli: Po gjaku i arbërit dha paqen e re.
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,