Kur kërkoni diçka në motorin e kërkimit Google.com, për të nxjerrë rezultatet më të mira brenda pak sekondash, merren parasysh 200 faktorë. Kompania ka në zotërim domene të shqiptimit gabim të fjalës Google , të tilla si “Gooogle.com”, “Googlr.com”, “Gogle.com” dhe të tjera. Çdo sekondë bëhen 2 milionë kërkime në Google . Në vitin 2013, 91 për qind të të ardhurave të Google , 55.5 miliardë dollarë, erdhën prej reklamave. Indeksi i kërkimit të Google është më shumë se 100 milionë gigabajt. Mbi 6 miliardë orë video shihen çdo muaj në YouTube, baras me një orë video të para për person në tokë. Sugjerimi “mos do të thuash” që Google bën për fjalët e germëzuara gabim, ka shpëtuar kompaninë nga kërkimet e pasakta.
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,